Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po kalojnë atë që quhet ‘krizë’ në lidhjen e tyre. Pas 60 e ca ditësh të ngujuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, çifti ka pasur uljet dhe ngritjet e tyre por kjo e ditëve të fundit, mund të thuhet se është një ‘krisje’ e madhe.
Edhe pse Kiara i dha shansin Luizit për një ribashkim, pas lojës së lavamanit, ajo i bëri të ditur se do duhej të luftonte shumë për ta rifituar.
Tani Kiara shikon çdo lëvizje me ‘lupë’. Pas përfundimit të ‘Dancing with Big Brother’, Kiara iu afrua Luizit, pasi e pa të mërzitur e jo të qeshur si zakonisht. Ajo kërkoi të dinte se çfarë kishte, mirëpo Luizi nuk i zbuloi asgjë. ‘Ti je halli im’– i thotë Luizi, kur pyetet nga Kiara se çfarë kishte.
BISEDA E PLOTË:
Kiara: Për çfarë u mërzite?
Luizi: Po jam i mërzitur moj Kiara.
Kiara: Hiq pjesën time, je mërzitur tani? Ndodhi diçka tani?
Luizi: Jo vetëm pjesën tëndë.
Kiara: Po çfarë a ke?
Luizi: Asgjë nuk kam.
Kiara: Nuk e flet dot?
Luizi: Jo.
Kiara: Qyqja avash qesh içik, se je bërë sikur të kanë rënë 1 mijë halle në kokë.
Luizi: Ti je halli im, nuk kam punë tjetër.
Kiara: Po ec o Luiz, nuk ta them më.
Luizi: Derisa të rrjedhi.