Turqia nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Ditën e hënë disa zona të Turqi janë tronditur nga dy tërmete me magnitutë 6.4 dhe 5.8 të shkallës rihter cka ka sjellë panik mes banorëve.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi të martën se se pas tërmetit me magnitudë 6,4 që ndodhi të hënën në provincën jugore turke Hatay, ndodhën edhe 90 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ishte 5,8 ballë. “Dje në orën 20:04 ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6,4 ballë në rrethin Defne, Hatay. Më pas kanë ndodhur 90 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ishte 5,8 ballë. Sipas informacioneve të marra nga SAKOM-i (Qendra e koordinimit të emergjencave), 294 shtetas të plagosur, 18 prej të cilëve rëndë, janë dërguar në spitale të ndryshme. Fatkeqësisht, humbën jetën gjashtë qytetarë tanë”, thuhet në deklaratë Angjencisë së Emergjencave.
Në filim mbrmjen e së hënës u tha se nga tërmetet e fudnit se 3 persona kanë humbur jetën, por këtë të martë numri I tyre ka shkuar në 6 persona. . Më tej njoftohet se gjatë natës në rajon janë dërguar 6.000 tenda për qytetarët e shqetësuar nga tërmeti i fundit dhe thuhet se dërgimi i çadrave do të vazhdojë gjatë gjithë ditës me rrugë ajrore dhe tokësore. Tërmeti i fundit vjen dy javë pas tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, nga të cilat jetën humbën mbi 41 mijë persona vetëm në Turqi.