Vajza u është nënshtruar disa testeve të përgatitura nga Instituti i Psikologjisë në Akademinë e Shkencave dhe i kaloi me sukses. Kështu u vërtetua që vajza pesë muajshe e kupton konceptin e numrave. Njëra nga provat ishte t’i binte tre herë ziles dhe vogëlushja e kaloi me sukses. Edhe pse duhet t’i bëhen teste të tjera, ekspertët janë të bindur se vajza ka aftësi të jashtëzakonshme.