Më 11 Shkurt ora 12:00, Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë. Lajmin e dha kreu i PD, Sali Berisha në përfundim të mbledhjes së kryesisë.
Berisha tha nga selia blu se e gjithë Shqipëria do të vërshojë drejt Tiranës.
“Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore. Ka angazhuar policira sekrete, ka korruptuar e ka marrë peng ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha. Ka bërë gjithçka për asgjesimin politik të Sali Berishës me qëllimin shkatërrimin e opozitës. Koha është të flasë opozita. Të flasë deri në largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. Më 11 shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë në një protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë”.-tha Berisha.