Truri ynë jeton falë glukozës që gjendet me shumicë tek pizza-t. Me glukozë jetojnë edhe rruazat tona të kuqe, miliona e miliona qeliza që transportojnë tërë kohës oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha organet, duke i pastruar nga toksinat. Ja përse ne do t’ju japim disa këshilla për të evituar efektet shëndoshëse të pizzës.
Zgjidh pizza-t e holla. Këto pizza përmbajnë deri në 200 kilokalori më pak.
Zgjidh pizza vegjetariane. Të marrësh pizza me salçiçe, proshutë apo wurstel do të thotë t’a furnizosh trupin me më shumë kalori sesa po t’a merrje me perime të zgarrës. Prodhimet që i kanë origjinat nga kafshët janë të pasura me yndyrna të dëmshme për zemrën dhe trurin.
Kërko pizza me pak mozzarella. Mjafton gjysma e sasisë së zakonshme, për të kursyes 80 kilokalori.
Mos hani koriçkat. Nëse pizza është e hollë kurseni 50 kilokalori e nëse është më e trashë kurseni deri në 100 kilokalori.
Përdorni një kartpecetë për të thithur yndyrën e tepërt. Me këtë mund t’i kurseni vetes 45 – 50 kilokalori.
Nëse pizza bëhet me miell integral do të ishte akoma më mirë, pasi është i pasur me fibra dhe pizza kështu do t’ju ndihmonte që të përthithen më pak yndyrna dhe karbohidrate.
Për të mbyllur këshillat në lidhje me pizza-t, duhet që të bëni zgjedhje per të cilat keni informacion. Një pizza margherita psh. n’a furnizon me rreth 600 kilokalori. Këtyre kalorive u shtohen edhe përbërës të tjerë të cilat i çojnë në 1000 kilokalori. Një pizza margarita me perime, shumë e hollë dhe pa i shtuar vaj ulliri në sipërfaqe do të ketë vetëm 270 kcal, pra më pak se një pjatë pasta me salcë ragu.