Sejdiu, i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, është takuar me presidentin e Republikës së Afrikës Qendrore, Francois Bozizé, nga i cili kërkoi njohjen sa më parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës. “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë sa i përket pavarësisë së Kosovës dhe e ka sqaruar se kjo pavarësi ishte rezultat i rrethanave shumë specifike, duke konfirmuar kështu se Kosova vërtet është një rast i veçantë. Mendimi i Gjykatës se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare ka hequr çfarëdo dileme që dikush mund të ketë pasur sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës”, tha Sejdiu, bën të ditur Telegraf.