Meksikë – BP njofton mbylljen e rrjedhjes së naftës

Kompania tha se zhvilloi një test duke ushtruar presion ndaj kapakut të betonit për të verifikuar qendrueshmërinë e tij. Rezultati i testit sipas kompanisë ishte pozitiv, dhe asnjë rrjedhjë nafte nuk u vu re. “Tani mund të themi se vendrrjedhja e naftës 252 Macondo është vulosur”, u shpreh kapiteni Cad Alen, i cili u ngarkua nga qeveria amerikane për të udhëhequr operacionin e mbylljes së këtij vendburimi. Shpërthimi i pusit të naftës në Gjirin e Meksikës shkaktoi vdekjen e 11 personave si dhe mbi 8 miliard dollarë dëme kompanisë BP.

Advertisement