Pasi i përmendi në këngës si orë e lirë, marka e famshme ‘Casio’ reagon ndaj Shakiras: Bateria jonë zgjat më shumë se lidhja juaj…

Shakira i dedikoi një tjetër këngë ish-partnerit të saj Gerard Piqué, i cili e tradhtoi me një 22-vjeçare, të quajtur Clara Chia.

Shakira, pas lotëve dhe dhimbjes, e mori veten dhe i kushtoi këngën e re pikërisht ish-futbollistit, të dashurës së tij të re, (madje përfshiu edhe ish-vjehrrën) duke nënkuptuar se ai humbi diçka shumë të çmuar, për diçka bazike.

Advertisement

Në fjalët e Majkut: Zgjodhe gurin, humbe diamant.

Në një prej vargjeve, Shakira thotë: “Ndërrove Rolex-in me një Casio” dhe ndonëse nga Piqué ende nuk ka një përgjigje, “Casio” e ka bërë një reagim.

Përmes disa postimeve në Twitter, skuadra e marketingut të “Casio” punoi fort dhe ia ktheu në mënyrë epike diss-in Shakira-s, duke bërë edhe një super lëvizje.

“Shakira, ne mund të mos jemi Rolex, por qartazi, klientët janë besnikë ndaj nesh”.

Për të vijuar me: “Ne mund të mos jemi Rolex, por të paktën nuk kanë lënë për Clara Chia-n”.

Pastaj me: “Në mbrojtje të orëve tona “Casio”, bateria e tyre zgjat më shumë se lidhja e Piquè-s dhe Shakira-s”.

Madje, bënë kërkimet e tyre dhe nxorrën nga arkivat këtë foto të Shakira-s me gjeje çfarë?! Një orë Casio!

“Të mbahet mend Shakira, para se të ishe një Rolex (dhe) e trishtuar, ishe një CASIO e mahnitshme”.