Ministrja e Arsimit dhe e Sportit prezantoi sot arritjet e vitit të shkuar, duke renditur si sukses një sërë projektesh siç janë programet e reja integruese si dhe përmirësimin e kushteve në arsim, po pa përmendur shifrat alarmante të rënies së numrit të nxënësve dhe studentëve në vend.
Problemit të braktisjes së shkollave dhe mbyllja e disa degëve universitare që u ngrit nga gazetarja Kristi Gongo, Kushi tha se do shtohen masat duke rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe duke hapur programe të përbashkëta studimi.
Kristi Gongo: Sipas të dhënave kemi rënie të ndjeshme në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze,bëhet fjalë për 17 mijë flasim për kuota të paplotësuar në universitete. Kryeministri deklaroi se ka shumë universitete dhe pak studentë do ishte e nevojshme të kishte reformim, për të mbyllur universitet e rretheve. Si do të funksionojë kjo, keni plan konkret dhe në lidhje me këtë deklaratë dhe braktisjen emigrimin që reflektohet në ulejn e nr. te nxënsve në mënyrë që t’i mbajmë nxënësit këtu.
Ministrja Kushi: Kur diskutojmë për të mbajtur të rinjtë dhe studentët në Shqipëri, politika jonë bazë është ndërkombëtarizimi. Duke rritur cilësinë e arsimit të lartë, duke hapur programe të përbashkëta studimi, i nxisim të rinjtë shqiptarë të studiojnë e jetojnë në Shqipëri. Në vitet e kaluara, vumë re më të mirët në rezultate detyroheshin të shkonin në vendet e tjera se nuk e gjenin atë cilësi këtu në Shqipëri. Duke ndërkombëtarizuar universitete ata të studiojnë në Shqipëri, që diploma e tyre të ketë të njëjtën vlerë si emrin e universitet të Tiranës apo të Vjenës. Kjo është mënyrë për t’i mbajtur të rinjtë këti, jo vetëm me të njëjtën cilësi, por me kosto të ulëta. Kjo është sfida dhe vështirësia që kanë familjet shqiptare, që e kanë të pamundur të shkojnë të studiojnë jashtë vendit. Ky ishte një nga mekanizmat, ne punomë në drejtime të ndryshme. Ne fondin e ekselencës e kemi pasur për të rinjtë shqiptarë që shkonin në universitetet ndërkombëtare, këtë vit e riformuatuam për të mbështetur të rinjtë shqiptarë që studiojnë këtu. Bursat sa paga minimale për të gjithë ata që janë ekselencë. Sidomos ata që studiojnë në programet prioritet për zhvillimet e vendit. Interesi për të studiuar në programet e bujqësisë ka qenë i ulët. Të gjithë i duam ushqimet cilësore por dikush duhet të punojë. Numri i studentëve në këtë universitet po vinte në rënie. Ne i mbështesim të gjithë ata student. Sot kemi mbi 100, pro shifrat e sakta do t’i japim kur të përfundojë afati. Paga minimale dhe përjashtimi nga tarifat nuk janë pak.
Nga ‘pakoja e madhe’ studentët u lanë jashtë pavarësisht kërkesave të shumta, e megjithatë sipas Kushit, ata janë përfitues indirekt pasi qeveria duke ndihmuar familjet e tyre me rimbursimin e energjisë elektrike, përfitimi shkon edhe tek studentët.
Kristi Gongo: Së treti në pakon e madhe kundër inflacionit, nuk ishin të përfshirë studentët, a mendoni se duhet rishikuar një shopërblim edhe për ta.
Ministrja Kushi: Studentët mund të mos jenë përfshirë në mënyrë direkte por janë përfitues përmes familjeve të tyre, ne e japim edhe për fëmijët. Rimbursimi që bëhet për energjinë elektrike. Ajo familje do paguajnë çmim të lartë, fakti që shteti e paguan pjesën e rritur të energjisë është mbështetje për familjet. Bashkia e Tiranës dhe bashki të tjera ofrojnë çmimin biletës falas për studentët. Baskia e Tiranës ka përgjysmuar tarifat e studentëve për konviktet, si një mbështetje për të kompensuar inflacionin e luftës. Është në fuqi pakti për universitetin, tarifat janë të përgjysmuara, studentet që janë në vështirësi ekonomike mbështeten edhe me bursa. Kështu që ka disa aspekte, ju mund të thoni si ka shkuar direkte mbështetje, përmes familjeve që së fundmi morën mbështetje shpërblime të gjitha,administrata, mësuesit infermierët, kategoritë. Po t’i grumbullojmë janë mbështetje edhe për studentet. Unë do kisha dashur më shumë se kaq por nuk jemi ende në kushtet normale, pas tërmetit pandemisë dhe lufta në Ukrainë, është inflacioni i luftës. Studentët janë prioritet për ne, universitet janë prioritet.
Për mbylljen e universiteteve, Kushi tha se kemi të bëjmë me profilizim dhe jo mbyllje. Sipas saj universitetet nuk mund t’i kenë të gjitha, por të fokusohen në disa programe që i përgjigjen kërkesave të tregut nëpër zona të caktuara. Kushi shtoi se ashtu siç mbyllen, edhe hapen programe të reja studimi por pa përmendur faktin e rënies së ndjeshme të numrit të studentëve, duke thënë se ‘nuk ka më kërkesë’.
Ministrja Kushi: Sa i takon mbylljes së universiteteve, që nuk dua ta përmend, në radhë të parë dhe universitet jashtë Tiranës janë përfshirë në procesin e ndërkombëtarizimit, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Korçë edhe Shkodër edhe Gjirokastër, kjo është sfida. Ne nuk kemi thënë mbyllja, por profilizimi i degëve. Universiteti Gjirokastrës psh. Nuk mund t’i ofroja të gjitha, por mund të fokusohet në disa programe qe lidhen me kërkesat që ka tregu i punës në këto zona. Universiteti i Gjirokastrës lidhi marrëveshje me Universitetin e Janinës, por edhe bashkëpunimi i universiteteve mes universiteteve brenda Shqipërisë. Për këto universitete, un nuk them mbyllen programe, sepse ne çdo vit hapim shumë programe të reja që janë kërkesë e tregut të punës duke iu përgjigjur nevojave për IT. Sa programe janë hapur që sot i kërkon jo vetëm tregu kombëtar por edhe ndërkombëtar. Ka shumë të rinj e të reja që punojnë një kompani të huaj dinjitoze. Si do ta arrijmë këtë? Duke i aftësuar këta të rinj me këto programe. Universitet e kanë bërë shumë mirë. Mos të na duket fundi i botës nëse mbyllet një program, se nuk mbyllet menjëherë, por nëse për tre vite nuk ka regjistrime, do të thotë që nuk ka më kërkesë.
Unë kam nr. e studenteve këtu në Bachelor. Në 2020, regjistrime 21 mijë e 204 në të gjitha universitet, të dhënat nga RASh. Në vitin 2021, 22 mijë e 100 dhe në vitin 2022, 21 mijë e 888. Ka një rritje të universitete private, por në universitete disa programe janë me rritje e disa me ulje, por janë dinamikat e tregut të punës. Mund të mbyllet një program por hapen qindra të tjerë, që i vijnë në ndihmë tregut të punës. Studentët bëjnë një llogari kur zgjedhin programin e studimit. Ka pasur raste, studentët thonë pse u mbyll programi i mësuesisë, ama vetë ishte student IT. Dua të them janë dinamikat e tregut e punës. Kërkesat e reja ndërkohë që numri studentëve është pothuajse i njëjtë.
Kristi Gongo: Po në lidhje me numrin e plotë të studentëve. Që ka rënie të numrit të studentëve është fakt. Jo vetëm studentëve por edhe nxënësve. Kam edhe unë disa shifra. Ka një rënie të ndjeshme, 17 mijë e 543 nxënës më pak. Sipas të dhënave të marra nga Ministria e Arsmit, pas kërkesës së bërë. Në 2022-2023 ka pasur 345,783 nxënës, për arsimin 9-vjeçar dhe gjimnazet. Në 2021-2022, kemi pasur 363,326 më pak. Duke mbyllur kto programe studimi dhe shkolla apo klasat kolektive, a nxisni në këtë mënyrë largimin e popullsisë. Popullsia e fshatrave do largohet duke mbyllur shkollat. Nuk mendoni se do ishte më e udhës të investonit.
Ministrja Kushi: Nuk ka pasur asnjëherë 300 nxënës. Nuk është eficente të ndërtosh një shkollë për tre nxënës në një zonë të largët. Atje janë vetëm 3 familje, ka një shkollë një mësues që mëson dy nxënës. Ne duam një shkollë që ofron kushtet e duhura. Nqs. ju ju duket zgjidhja më e mirë që te shkolla e majës së malit të ndërtojmë një shkollë… megjithatë e vlerësoj shqetësimin tuaj.