Shtohet administrata para zgjedhjeve, 2 mijë të punësuar më shumë, nga viti 2014 u shtuan 18.200 punonjës

Friday, December 5, 2025

Pavarësisht deklaratave dhe zotimeve për të shkuar drejt shërbimeve online çka pritej të sillte edhe një reduktim të sporteleve dhe punonjësve të administratës, numri i tyre vijon të rritet vit pas viti.

Sipas të dhënave të Instat, numri i të punësuarve në shtet arriti në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022 në mbi 182 mijë punonjës, mbi 2 mijë më shumë se kundrejt të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, ky tregues rezultoi edhe më i lartë në fund të 6-mujorit të parë të vitit të kaluar, me rreth 185.7 mijë të punësuar në shtet.

Që prej vitit 2014 administrata shtetërore është ‘fryrë’ me punonjës duke u rritur me ritme të shpejta. Në atë periudhë të punësuarit në shtet llogariteshin në mbi 163.8 mijë në total, por që prej asaj kohe të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se janë zgjeruar me më shumë se 18 200 punonjës.

Edhe pse përgjatë tre mandateve të qeverisë Rama numri i ministrive ka ardhur duke u reduktuar, kjo duket se nuk është reflektuar në organikën e numrit të punonjësve.

Rritja më e madhe e punësimeve në shtet vihet re veçanërisht në periudha zgjedhore. Referuar statistikave, vetëm në vitin 2021 kohë kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, administrata u shtua me më shumë se 7 800 punonjës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -