Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës për çiftin. Aktorja spanjolle është fotografuar së fundmi gjatë xhirimeve të “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” me një bark të dyshimtë. Tani vjen konfirmimi zyrtar se aktorja është katër muajshe e gjysëm shtatzënë. Penelope ka qenë gjithnjë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private, ndaj edhe martesa me Javier u krye në fshehtësi të plotë në Bahamas në fillim të muajit korrik. “Do të doja shumë të kisha fëmijë. Ndoshta dhe do të adoptoj nja 20 fëmijë. Kjo ka qenë ëndrra ime që prej vogëlisë. Dua të kem fëmijët e mi, por edhe të adoptojë, përndryshe do të ndieja se jeta ime nuk do të ishte e plotë”,- ka deklaruar më parë Penelope Cruz. Ne urojmë që të shkojë çdo gjë më së miri për mami Penelope-n.