Zef Deda: Sa isha në punë të gjitha i paguaja vetë, tani shoh tavolinën!

Humori profesional i rri kaq bukur Zef Dedës. Këto ditë festive na i bën edhe më të gëzueshme sensi i hollë i batutës shkodrane.

Në një intervistë për News24 aktori uron shqiptarët duke ndarë momente nga jeta pas daljes në pension dhe momente emocionuese nga fëmijëria.

Advertisement

“ Sa isha në punë të gjitha i paguaja vetë, tani që jam në pension shoh tavolinën, jam pensionist. “ Mjeshtër i Madh” por rroga ka qenë e vogël por prapë ja kemi bërë qejfin vetes”- tha aktori duke treguar dhe momente me nënën e tij në fëmijëri.

“Kujtoi nënën dhe mundin e saj për të na rritur pasi baba na la të vegjël. Pastruese shkolle ka qenë dhe kursente çdo gjë për ne. Aq para sa kishte mua do më blente gjithmonë libra pasi e shikonte që po bëhesha artist”- tha aktori njohur.