Viola Sterjo është lënë në burg nga gjykata e Korçës këtë të premte, pasi u arrestua tre ditë më parë.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura ajo ka pretenduar se shumat e parave i ka marrë pasi u ka ofruar subjekteve shërbimin e konsulencës.
Sterjo u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci të cilëve u kishte marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR, në vlera që varionin nga 2.2 milionë euro ne 4.5 milion euro.