Modelja e njohur, Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, vetëm 2 vite pasi u bë nënë për herë të parë të një djali.
Modelja dhe partneri i saj kanë vendosur ta zgjerojnë familjen, tashmë me bazë në Spanjë.
Lajmi i ëmbël konfirmohet më tepër nga fotoja e fundit e Aurelës në Instagram, në të cilën shfaqen buqetat me lule që i kanë ardhur, për t’i uruar lindjen e së bijës.
Ndërsa, mendohet se fotoja me shumë gjasa është bërë në spital.