Angelina nuk ka miq

Bashkëshorti i saj Brad Pitt është i vetmi me të cilin ndan gjithçka. Aktorja ka hapur zemrën gjatë një interviste live nga Pakistani, ku është duke bërë një vizitë si pjesë e impenjimit si Ambasadore e Vullnetit të Mirë të Kombeve të Bashkuara. “Unë flas me familjen dhe Brad. Ai do të dijë gjithçka mbi këto udhëtime dhe problemet. Unë nuk kam miq me të cilët të flas. Sinqerisht Brad është i vetmi”,- ka thënë Angelina.

Advertisement