Sipas Capital T është kusht të ndalojnë së bëri të famshëm njerëzit budallenj!

Trim Ademi i njohur për publikun si Capital T është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale kur bëhet fjalë për karrierën e tij.

Mirëpo së fundmi reperi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me anë të një statusi, i cili tingëllon pak i çuditshëm.

Advertisement

“Ndaloni së bëri të famshëm njerëzit budallenj. Është e rrezikshme”, ka shkruar Capital T, në Instastory-n e tij.

Për sa kohë ky thumb nuk ka një adresë, atëherë mund të jetë për këdo, përfshirë edhe kolegët e tij të showbiz-it.

Nga ana tjetër më herët në një intervistë reperi u ndal tek fëmijëria e tij, duke folur edhe për planet e tij për martesë.

“Ka pasur periudha gjatë fëmijërisë që kam qenë shumë problematik, por kam pasur edhe momente që kam qenë shumë i urtë. Unë jam rritur me shumë njerëz të afërt. Madje, familja kurrë nuk më ka përkëdhelur edhe pse njerëzit mendojnë se ne i kemi pasur kushtet”.

“Unë mendoj që për martesë, kurrë nuk është herët e kurrë nuk është vonë. Edhe nëse do isha martuar 20 apo 22 vjeç, prapë nuk do ishte herët. Unë jam njeri shumë familjar, e dua familjen dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të krijoj familje. Dua të jem një model i mirë për të gjithë njerëzit, madje edhe në këtë aspekt”.