Ylli i “Friends” tregon se krahasonte trupin e saj me aktoret e tjera dhe ndihej e pasigurt!

Lisa Kudrow, e cila luajti rolin e Phoebe në serialin e famshëm “Friends”, tha se asokohe, ndihej e pasigurt për trupin e saj.

“Mendova se isha shumë e dobët. Tani shoh fotot dhe them: “Uau, fotografitë e shtrembërojnë realitetin”, tha Lisa dhe shtoi se kur ishte në rolin e Phoebe te “Friends”, e kuptoi se nuk dukej ashtu siç mendonte.

Advertisement

E pyetur se çfarë ia shkaktoi pasigurinë ndaj pamjes së saj, Kudrow, me shumë sinqeritet, pranoi se trupat e aktoreve të tjera, Jennifer Aniston (e cila luante rolin e Rachel Green) dhe Courteney Cox (Monica Geller), i ngjallën ndjesinë e pasigurisë.

“Thjesht të shihja veten në serial, të shihja trupin tim të veshur dhe atë të Courteney dhe Jennifer”, tha aktorja.

Ajo shtoi edhe se mendonte se aktoret e tjera dukeshin më mirë se ajo dhe fillimisht, kishte përshtypjen se kjo ndodhte për shkak të njohurive të tyre në qepjen e materialeve në bazë të formave të trupit, derisa zbuloi se në fakt, nuk ishte kjo arsyeja.

“Nuk po përpiqem të them se isha mbipeshë, sepse nuk isha. Thjesht nuk e kisha idenë e formës së trupit tim aktual”, u shpreh Lisa, por rrëfeu se tanimë ka mësuar ta pranojë dhe ta dojë trupin e saj.

“Sapo kuptova: “Oh, është në okay. Kështu dukem dhe është okay. Bëj atë që duhet të bësh për të qenë e shëndetshme””, tha aktorja.