Nën gjurmët e gjyshit

Trashëgimtarja mendon se ka nevojë për një sfidë të re në karrierën e saj pasi ka qenë ylli reality-sh, këngëtare, krijuese parfumesh e linjash veshjesh dhe aktore nëpër filma. Sipas FoxNews.com ajo ka thënë: ”Kam bërë gjithçka që mund të bëja, projekti i radhës është përfshirja më tepër në real estate. Është një gjë për të cilën kam pasur gjithnjë interes. Tani që kam bërë gjithçka kam dashur, padyshim hapi i rradhës do të jetë hapja e hoteleve të mi”. Përveç këshillave nga familja, Paris Hilton mund të marrë këshilla dhe nga i dashuri i ri Cy Watts, pronar i një sërë klubesh nate, me të cilin ka dalë në një sërë takimesh romantike.

Advertisement