Ylli i “Backstreet Boys”, Nick Carter akuzohet për përdhunim!

Anëtari i bandës së njohur, Backstreet Boys, Nick Carter së fundmi është akuzuar për përdhunim.

Viktima është një grua me aftësi të kufizuara që pretendon se Nick Carter e përdhunoi atë në një autobus turistik në vitin 2001 kur ajo ishte e mitur në moshën 17-vjeçare. Ajo tregoi mes lotësh në një konferencë për shtyp duke njoftuar padinë e saj kundër yllit, i cili që atëherë i ka mohuar akuzat. Në padinë e saj, Shannon ‘Shay’ Ruth, tani 39 vjeçe, e cila ka autizëm dhe paralizë cerebrale, pretendon se këngëtari i Backstreet Boys, e ftoi atë në autobusin e tij të turneut.

Advertisement

Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga TMZ, Ruth pretendon se Carter e pyeti nëse donte një pije pasi kërkoi lëng molle, ajo pretendon se Carter i ofroi boronicë dhe i dha një pije “me ngjyrë të kuqe” të cilën ai e quajti ” Lëng VIP’. Ruth beson se ishte një përzierje e lëngut të boronicës së kuqe dhe alkoolit. Më pas ajo pretendon se i tha Carterit se “do t’u tregonte njerëzve për sulmin e supozuar, por ai e kërcënoi se do t’i kthente njerëzit kundër saj dhe askush nuk do ta besonte.

“Ai u tha njerëzve se do t’i kthente kundër meje dhe për shkak se ai ishte Nick Carter, ai kishte fuqinë të shkatërronte jetën time.”

Ruth pretendon se ajo ka kontraktuar një infeksion seksual të transmetueshëm, infeksion nga papillomavirusi njerëzor (HPV) nga sulmi i supozuar, pasi ka qenë e virgjër më parë. Një burim i afërt me Nick ka mohuar akuzat dhe ka thënë për TMZ: Kjo akuzë është kategorikisht e rreme, Nick është duke u fokusuar në familjen e tij dhe duke vajtuar për vdekjen e vëllait të tij.

Avokati i Carter, Michael Holtz, i quajti akuzat krejtësisht të pavërteta në një deklaratë për DailyMail.com.

“Ky pretendim për një incident që supozohet se ka ndodhur më shumë se 20 vjet më parë është jo vetëm i pabazë ligjërisht, por edhe krejtësisht i pavërtetë.”