Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Elvana Gjata performoi në Tiranë, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Koncerti u mbajt në sheshin Skënderbej dhe siç duket edhe nga pamjet, prania e qytetarëve ishte tejet e lartë.
Me drita telefoni në duar ata kënduan e kërcyen këngë patriotike në shoqërinë e këngëtares Elvana Gjata, në nder të festimeve të Pavarësisë.
Kujtojmë se ditën e djeshme festime për 110-vjetorin e pavarësisë ka pasur kudo në botë ku ka shqiptarë.