U dënua me 20 vite burg gabimisht, qeveria e shpërblen…

Një burrë nga Fairborn, Ohio, u dënua gabimisht për 2 dekada në burg dhe tani, sapo iu dha çmimi më i madh për të drejtat civile në historinë e Ohio-s.

Roger Dean Gillispie, kreu 20 vjet burg për përdhunimin dhe rrëmbimin e tre grave në Miami dhe Harrison Townships – vepra penale që ai nuk i kreu.

Advertisement

Ai u shfajësua në vitin 2011 pasi një gjykatë federale zbuloi se shteti mbante prova kyçe që do të kishin çuar në lirimin e tij, nëse do t’u paraqiteshin jurive në secilin nga dy gjyqet e tij.

Në këtë çështje civile, një juri federale në Ohio zbuloi se një ish-detektiv i policisë së qytetit të Miami-it fshehu provat që do ta kishin liruar Gillispie në gjyqet e tij penale.

Së fundmi, më 21 nëntor 2022, Gillispie u shpërblye me 45 milionë dollarë, çmimi më i madh i të drejtave civile që është dhënë ndonjëherë në qytet, sipas ekipit të tij ligjor.

“Pas më shumë se 30 vitesh përpjekje për të pastruar emrin, Gillispie dhe familja e tij po qanin ndërsa deputeti i sallës së gjyqit lexonte nga një formular vendimin,” u shpreh ekipi i ij ligjor.

Një vit më parë, Gillispie tha se familjarët ishin mbytur në borxhe nga financimi i gjyqeve të tij gjatë 3 dekadave të fundit.