“Jam duke praktikuar Hindu-në. Kam qenë shumë e llastuar nga miqtë dhe familja në këtë jetë. Tani dua të jem e qetë dhe mbështetëse”,- ka thënë për revistën Elle. Tashmë Julia i viziton më shpesh tempujt për të kënduar, për t’u lutur dhe për të festuar. Në filmin “Eat, Pray, Love” Julia është protagonistja dhe luan rolin e një gruaje të divorcuar që vendos të shëtisë botën, përpara se të ndjente dashurinë në Bali. Gjatë filmimeve Julia u zhyt në kulturën Hindu dhe u mrekullua veçanërisht nga vizita në Taj Mahal-i.