Martohet ylli i “Twilight”, dalin pamjet e para nga ceremonia!

Taylor Lautner dhe e dashura e tij për një kohë të gjatë Taylor Dome u martuan të premten në mbrëmje një vit pasi u fejuan. Pasi shkëmbyen betimet përpara perëndimit të diellit, të rrethuar nga 100 të ftuar, aktori 30 vjeçar dhe partnerja e tij, ndanë një puthje pasionante si burrë e grua.

Të porsamartuarit u njohën në vitin 2018 dhe filluan të dilnin në të njëjtin vit. E fejuara, që mban të njëjtin emër me të, do të marrë mbiemrin e aktorit kur të martohen. Në një intervistë që dha pak kohë më parë, aktori 30 vjeçar bëri shaka për emrin dhe mbiemrin e ngjashëm.

Advertisement

“Për faktin që kemi të njëjtin emër, e gjitha do të jetë pak e ndërlikuar. Do të jemi i njëjti person”, theksoi aktori. Gjithashtu, shpjegoi edhe si njerëzit i identifikojnë atë të dy: Tay djali dhe Tay goca.