Aaron Carter dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza!

Aaron Carter, i cili ishte shkuar në turne me Backstreet Boys gjatë kulmit të popullaritetit të tyre, pasi vëllai i tij i madh ishte pjesë e grupit u gjet i vdekur në shtëpinë e tij pranë Los Anxhelos të shtunën.

Fqinjët thanë se dëgjuan punonjësen e Aaron duke bërtitur kur ajo zbuloi se këngëtarin 34 vjeç kishte ndërruar jetë në vaskën e shtëpisë së tij. E fejuara e tij Melanie Martin, 30 vjeç u pa e tronditur, në vendngjarje, teksa ishte ulur jashtë shtëpisë.

Advertisement

Një mik për gazetën britanike The Sun shprehet se nuk beson se Aaron mund të ketë vrarë veten pasi ai kishte plane të shkonte në studio për të regjistruar muzikë të re.

Miqtë e afërt të tij besojnë se artisti mund t’i ishte rikthyer përdorimit të lëndëve narkotike pasi këngëtari kishte qenë më parë përdorues i substancave narkotike prej më shumë se një dekade.

Disa në rrethin e tij të ngushtë i ishin lutur të hynte në një institucion rehabilitimi për shkak të sjelljes së tij gjatë kohëve të fundit.

Aaron Carter fitoi famë në fund të viteve ’90, duke hedhur në treg 4 albume muzikore. Albumin e tij të parë ai e publikoi në vitin 1997 kur ishte vetëm 9 vjeç. Carter shiti 1 milion kopje të këtij albumi, ndërsa albumi i dytë trefishoi shitjet.