Italiani në sallën e lindjes me gruan e tij sheh hajdutët shqiptarë në celular duke i vjedhur shtëpinë!

Në sallën e lindjes në pritje të ardhjes në jetë të fëmijës së tij, ai sheh në celular hajdutët teksa përpiqen të hyjnë në shtëpinë e tij dhe i arreston.

Ngjarja ndodhi në lagjen Staglieno në Genova. Policia arrestoi dy shqiptarë të moshës 24 dhe 30 vjeç pas një ndjekjeje në pyjet e Righit nën shiun e rrëmbyeshëm.

Advertisement

Agjentët u kontaktuan nga babai i ardhshëm, i cili kishte parë nga smartfoni i tij i lidhur me kamerat e vëzhgimit në shtëpi, dy burra me çorape në duar, teksa rrotullonin kamerën mbi derën e hyrjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëhërë policia që ka rrethuar zonën.

Kur të dy hajdutët panë policët ata u arratisën drejt pyllit për tu kapur më pas nga agjentët.