Intervista 1 milion dollarëshe

Sipas raportimeve janë një sërë revistash amerikane rozë që do të donin t’a kishin ekskluzivitetin e si rrjedhojë janë në një luftë çmimesh për të fituar intervistën. “Financiarisht kjo është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë Lindsay-t. Dihet që ajo ka pasur probleme me financat së fundmi. Ajo do të fitojë më tepër para me intervistën sesa gjatë karrierës si aktore. Lindsay ka bërë shumë gabime, por e di mjaft mirë se sa e vlefshme është një intervistë ekskluzive, ndaj nuk do të pranoj asnjë ofertë poshtë 1 milion dollarëve”,- ka thënë një burim i brendshëm për Pop Eater. Do t’a lexonit një intervistë të Lindsay-t pasi të dilte nga burgu?

Advertisement