Albana Osmani rikthehet në ekran!

Albana Osmani mohoi thashethemet që qarkulluan nëpër portale – ku u tha se do të moderonte emisionin për Kampionatin Botëror të Futbollit në RTSH – dhe në të njëjtën kohë njoftoi rikthimin e saj në ekran pas disa vitesh shkëputjeje.

“Ky ishte një lajm i pavërtetë. Të gjithë atyre që më uruan rikthimin tim, edhe pak fare ‘mbani frymën’ se çika do të rikthehet së shpejti. Edhe pse sportin e dashuroj, më së shumti ta ushtroj, në ekran formati nuk do të jetë i tillë.” – shkroi ajo.

Advertisement

Moderatorja bëri me dije se do të rikthehet në një “format prime time për të gjithë familjen shqiptare.” Ajo nuk zbuloi detaje të tjera, përfshirë këtu edhe televizionin ku do të shfaqet.

Albana u largua nga Top Channel në vitin 2019, pas më shumë se 15 vitesh.