Zyrtarisht, dyshja e famshme i jep fund martesës pas 13 vitesh!

Eshtë më shumë se zyrtare dhe e konfirmuar: Tom Brady dhe Gisele Bundchen janë zyrtarisht të divorcuar pas shumë javëve thashethemesh rreth ndarjes së tyre. Prej 13 vitesh bashkë, çifti vendosën t’i japin fund dhe i pari që e konfirmoi publikisht vendimin ishte Tom.

“Gjatë ditëve të fundit, unë dhe gruaja ime finalizuam divorcin pas 13 vitesh bashkë. Arritëm në këtë përfundim në mënyrë shumë paqësore dhe me shumë mirënjohje për kohën që kemi kaluar bashkë. Ne jemi të bekuar me fëmijë të mrekullueshëm që do të vazhdojnë të jenë qendra e botës sonë në çdo lloj forme. Do të punojnë bashkë si prindër për t’u siguruar që ata do të marrin dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë. Morëm vendimin për t’i dhënë fund martesës pas shumë gjërave që konsideruam…Ne urojmë vetëm të mira për njëri-tjetrin dhe për çfarë do të ndodhë në kapitujt në vijim…”- shkruam Tom.

Advertisement

Nga ana tjetër, edhe Gisele shkruan thuajse të njëjtin dedikim për ish-bashkëshortin.

“Me shumë mirënjohje për kohën që kaluam bashkë, unë dhe Tom kemi vendosur të divorcohemi. Prioriteti im gjithmonë ka qenë dhe do të jenë fëmijët që kemi bashkë. Do të vazhdojmë të bashkëprindërojmë për t’i dhënë fëmijëve çfarë meritojnë. Vendimi për t’i dhënë fund martesës s’është kurrë i thjeshtë, por rrugët tona u ndanë dhe sigurisht është e vështirë të thuash diçka të tillë…Ndihem e bekuar për kohën me të dhe uroj për Tom gjithmonë më të mirat.