Në gjë e tillë bën të mundur komunikimin edhe aty ku nuk ka valë. Ky zbulim mund të sjellë ndryshime rrënjësore në këtë fushë, madje mund të ndihmojë shumë në rastet e emergjencave natyrore. Funksionon kështu: një ndërfaqe Wifi (që normalisht përdoret për internet), transmeton zërin pa qenë e nevojshme të kalojë nga një pikë qëndrore mbledhjeje. Ky zbulim i madh teknologjik është testuar me sukses në zonat e shkreta të Australisë qendrore, ku nuk arrihet lidhja as me shtyllat e as me satelitët. Sistemi i ri mund të sigurojë një rrjet telefonie celulare i cili ndihmon në rastet e tërmeteve kur shtyllat shkatërrohen e dalin jashtë funksionit. Sinjali midis telefonave celularë për momentin është i limituar në qindra metra, por do të përmirësohet në të ardhmen. Gjithashtu do të përmirësohet edhe cilësia e zërit.