“Dashuri dhe Turbulenca” – Zbulohet data e premierës së superkomedisë.

“Dashuri dhe Turbulenca” është komedia më e re shqiptare, të cilën së shpejti do të mund ta shohim në të gjitha kinematë dhe pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.

Advertisement

Aktorët e komedisë me anë të postimeve në rrjetin e tyre sociale, kanë ndarë detaje me të gjithë ndjekësit duke zbuluar se “Dashuri dhe Turbulenca” do të startojë më 7 prill.

“Herët e para janë të vështira, pastaj e bëj rrugë unë… Hera e parë si aktore në film, hera e parë si bashkëproducente, emocionet janë të jashtëzakonshme♥️ Ekipin e këtij filmi e ka bashkuar dashuria dhe pasioni për këtë profesion. Na vaftë mbarë dhe ju presim të gjithëve në 7 Prill në të gjitha kinematë. Love Rudi♥”, ka shkruar Rudina Dembacaj në Instagram, aktore dhe bashkëproducente e komedisë.

“Dashuri dhe Trumbulenca” është një produksion i Papadhimitrit dhe disa nga aktorët që luajnë në këtë komedi janë Rudina Dembacaj. Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Behar Mera, Amos Zaharia, Olimpia Smajlaj, Sara Komali etj.