”Forbes” sjell renditjen e re të pasurisë në botën e spektaklit

Sër Peter Robert Jackson, regjisori, skenaristi dhe producent neozelandez është më i pasuri sipas një renditjeje të re të ”Forbes”, ku edhe Bob Dylan, Paul Simon dhe Bruce Springsteen gjithashtu hyjnë në dhjetëshen e parë, falë shitjeve të katalogëve të tyre muzikorë.

Regjisori i “Lord of the Rings” ishte numri një në renditjen e vitit 2021, i vlerësuar në 580 milionë dollarë, kryesisht falë shitjes nëntorin e kaluar të perandorisë së tij të efekteve speciale ”Weta Digital” tek ”Unity Software” (kompania që qëndron pas lojërave video Pokémon Go dhe Call Of Duty: Mobile).

Advertisement

Asnjë grua nuk u rendit në top 10.

Reese Witherspoon, një nga tre gratë në 20 të parët, është e dymbëdhjeta falë 115 milionë dollarëve të fituara me kompaninë e saj të prodhimit ”Hello Sunshine”, së cilës i janë shtuar 20 milionë dollarë për rolin e saj në dramën e Apple TV “The Morning Show”.

Dy gratë e tjera janë Shonda Rhimes, producente e serialit “Bridgerton” dhe Martha Kauffman, prezantuese e “Friends” me Kevin Bright dhe David Crane.

Regjisori Springsteen është i dyti, pasi ka shitur katalogun e tij muzikor te ”Sony” për rreth 500 milionë dollarë, ndërsa 80-vjeçari Nobel Dylan, përfundoi i dhjeti me 130 milionë dollarë.

Paul Simon u rendit në vendin e shtatë (200 milionë), Jay-Z (304 milionë), Dwayne “The Rock” Johnson (270) dhe Kanye West (235) plotësojnë pesëshen e parë, por jo domosdoshmërisht për punën e tyre të parë si muzikantë dhe aktorë.

Për bashkëshortin e Beyonce, shitja e shërbimit të transmetimit ”Tidal” tek kompania e pagesave të Jack Dorsey, ”Square” për 302 milionë dollarë përfaqësonte pjesën më të madhe të fitimeve.

Sa për Kanye, më shumë se në muzikë, fitoi nga marrëveshjet me ”Adidas” për atletet e njohura ”Yeezy” dhe me ”Gap”, një projekt pilot që në vitin 2022 do ta shohë reperin të divorcuar nga Kim Kardashian, e angazhuar në një ekip stilistik të paprecedentë me Demna Gvasalia, drejtoreshën artistike të ”Balenciaga”-s.

Të gjashtit në renditje me 210 milionë ishin krijuesit e ”South Park”, Trey Parker dhe Matt Stone, pasi kishin nënshkruar një kontratë 900 milionëshe në gjashtë vjet me ”Paramount” për të realizuar një seri filmash.