Që ajo është me fat, kjo dihet! E kemi fjalën për Georgina Rodriguez, jeta e së cilës ndryshoi katërcipërisht nga njohja me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.
Së fundmi ajo ka festuar ditëlindjen e 28-të dhe surpriza e ditëlindjes ishte një “ëndërr” për shumë vajza.
Cristiano vendosi fytyrën e saj dhe një mesazh në ndërtesën më të lartë në botë. Babai 36-vjeçar i katër fëmijëve shpenzoi mijëra euro duke ndriçuar “Burj Khalifa”.
Çifti së bashku me fëmijët e tyre pozuan me ndërtesën në sfond, ndërsa Georgina shkroi në Instagram se nuk mund të ishte më e lumtur se aq.
Por sa kushtoi e gjithë surpriza?
Një gjest romantik, 60 mijë euro për tre minuta spektakël.
Cristiano dhe Georgina u njohën në vitin 2016 në Madrid dhe që atëherë janë të pandarë.