Tiranë – Nesër zhvillohet një pritje për dëshmitarët e Korrikut ’90

Lajmi bëhet me dijeni nga kjo ambasadë, duke shtuar se dëshmitarët e asaj kohe ftohen të sjellin materiale dokumentuese si përshembull fotografi, apo letra nga ato ditë. Bëhet fjalë për ditët e para të korrikut të 20 viteve më parë, kur mbi 3000 shqiptarë kërkuan strehim në ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të arrinin të largoheshin nga Shqipëria. E për të kujtuar së bashku ngjarjet e kësaj dite, kjo ambasadë ka vendosur të realizojë këtë pritje, sikundër bëhet me dijeni se në kuadër të konferencës, një gazetare e Deutsche Velle-s do të zhvillojë intervista me dëshmitarët e këtyre ngjarjeve, për t’u prezantuar në vjeshtë në një aktivitet më të madh në kuadër të “Tetorit Gjerman”.

Advertisement