Martesa koncept i vjetër

Aktorja nuk beson aspak në kalimin e jetës me një person të vetëm. “Lidhjet mund të zgjasin 2, 5 apo 20 vjet. Nuk besoj në ndarjen e shtratit me një person për të gjithë jetën. Mund të jetë realitet i dikujt tjetër por jo për mua”,- ka thënë aktorja. Ajo mendon se shoqëria ushtron shumë presion që njerëzit të martohen, kur ndërkohë nuk ka asgjë të keqe të qëndrosh beqar/e. Në intervistën me revistën gjermane BUNTE Cameron ka shtuar: ”Nuk e gjen njeriu dashurinë, por dashuria e gjen atë.Shoqëria jonë përpiqet që të n’a bëjë të besojmë se jemi gati për të dashuruar që në moshën 18 vjeçare, të martohemi e të kalojmë gjithë jetën me një njeri të vetëm. Dokrra! Kjo nuk është më idealja në ditët e sotme. Disa njerëz e gjejnë dashurinë e tyre kur shkojnë 50 vjeç dhe jetojnë 50 vite  të tjera dashurie. Thjesht imagjinoni të flini me të njëjtin person për 20, 30 apo 50 vite. Nëse nuk mundeni, atëherë mos u martoni”.

Advertisement