Shumë larg perfeksionit të Instagramit! Chiara Ferragni dhe Fedez po kalojnë një krizë në çift?

Chiara Ferragni është një nga blogeret më të ndjekura, me 26 milion ndjekës në Instagram. Familja e saj, me partnerin Fedez, dhe dy fëmijët e tyre, Leo dhe Vittoria, duket shumë afër perfektes.

Megjithatë, edhe pse duken sikur merren vesh për gjithçka, edhe Chiara e Fedez kanë probleme e zënka, si të gjithë çiftet normale. Madje këtë e ka pranuar publikisht vetë Fedez së fundmi. Artisti i njohur italian, në një intervistë të fundit ka pranuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Chiara, ndjekin në çift terapitë tek psikologu, por edhe pa qenë në asnjë krizë.

Advertisement

Vetëm me problemet e përditshme, ato mjaftojnë që një burrë dhe në grua veç drekave e darkave në restorante, të ndjekin edhe seancat tek psikologu. Fedez shprehet se:

“Mendoj që gjëja më interesante është të kërkosh normalitetin dhe të shkosh në terapi bashkë e jo veç e veç”.

Kujtojmë që shumë shpejt do të vijë për publikun “The Ferragnez”, një serial që do të zbulojë gjithçka që nuk dinim për familjen më të famshme të Instagram-it.