Ylli popit, Britney Spears, ka fituar betejën ligjore me babain e saj.Një gjykatës ka vendosur fundin e konservatorit të Britney-t, duke e çliruar atë nga një kontroll 13-vjeçar.Vendimi shënon një fitore të jashtëzakonshme për këngëtaren që kishte luftuar për vite të tëra për të rifituar pavarësinë e saj nga gjykatat, të cilat në vitin 2008 i hoqën të drejtat për të marrë vendime themelore për financat, karrierën dhe jetën personale.
Vendimi i së premtes për të hequr kujdestarinë e babait të saj, tregon se Spears do të rimarrë kontrollin e pasurisë së saj dhe nuk do t’i kërkohet më të paguajë një ekip profesionistësh dhe avokatësh për të mbikëqyrur punët e saj.