Kim Jong Un është dobësuar vërtet 20 kg dhe nuk po përdor dublant

Bien poshtë pretendimet dhe teoritë konspirative se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un përdor dublant në daljet e tij.

Daljet e fundit ku duket më i dobët shtuan dyshimet dhe nxitën teoritë konspirative se ai përdorte zëvendësues në ditë të caktuara. Sipas agjencisë së spiunazhit të Koresë së Jugut, ai është dobësuar vërtet. Ka rënë plot 20 kilogramë.

Advertisement

Kim Jong Un është dobësuar vërtet 20 kg dhe nuk po

Ekspertët analizuan fytyrën me modele të gjurmimit të peshës dhe video me rezolucion të lartë për të arritur në këtë përfundim. Kështu e përjashtojnë përdorimin e një dublanti.

Kim Jong Un është dobësuar vërtet 20 kg dhe nuk po

Udhëheqësi 37-vjeçar, mbipeshë dhe duhanpirës i rregullt, ka qenë subjekt i spekulimeve shëndetësore për vite me radhë. Herë pas here mediat shkruajnë se nuk është mirë dhe se do ia delegojë detyrat motrës së tij.