“Rishfaqet” në skenë solisti i “Djemve të detit” Gent Demaliaj

Këngëtari i mirënjohur Gent Demaliaj ka gati 7 vjet që nuk është mes nesh, por mbrëmë imazhi i tij u ngjit në skenën e amfiteatrit në Tiranë, para qindra spektatorëve duke sjellë emocione të rralla.

Ashtu siç kishte premtuar, Kozeta Kurti bëri realitet projektin “Djemtë e Detit Tribute” i cili jo vetëm do të kujtonte krijimtarinë e solistit të djemve të detit Gentian Demaliaj, por si kurrë më parë risolli në skenë imazhin e tij. Këngëtarë të njohur të muzikës së lehtë dhe të rinj nga Shqipëria dhe Kosova sollën muzikën e bukur të djemve të detit, duke na bërë të kujtojmë zërin origjinal dhe interpretimin e Gentit.

Advertisement

E para që u ngjit në skenë duke drithëruar zemrat e artdashësve ishte vajza e vetme e të ndjerit Edea Demaliaj. Të emocionuar këngëtarët që u ngjitën në skenë besojnë se me ketë koncert cuan në fund një ënderr të tij të parealizuar. Shumë prej artistëve që u ngjitën në skenën e amfiteatrit të Tiranës e kanë patur Gent Demaliajn mik në skenë dhe jashtë saj ndaj dhe inteprimi i këngëve të tij sot për ata ishte edhe një detyrim moral.