Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke u përpjekur të argumentojë arsyen se përse kabineti qeveritar detyrohet të ndërmarrë shkurtime të shpenzimeve buxhetore. “Ne i qëndrojmë vendimit të rritjes së rrogave sipas parashikimit të përshkallëzimeve të nevojshme. Por një politikë që duhet të ruajë treguesit makro-ekonomikë është në interes të qytetarëve”, apeloi ai. Duke bërë me dijeni se konkretisht, shpenzimet buxhetore do të shkurtohen me nivelin prej 25% në të gjitha fushat, kreu i qeverisë bëri me dije se ky është një imperativ i kohës të cilit ne duhet t’iu përgjigjemi. Por gjithsesi ai tha se ndërsa buxheti i cili pritet t’i paraqitet së shpejti Kuvendit, parashikon uljen e çerekut të shpenzimeve në të gjitha fushat, pagat dhe pensionet nuk kanë për t’u prekur dhe se madje, sipas premtimit të bërë qeveritar, ato do të rriten në datën 1 korrik.