Shqipëri – Moti sot, 26 Qershor 2010

Pjesa e dytë e ditës do të largojë vranësirat nga zonat veriore duke bërë që i gjithë territori shqiptar të jetë nën ndikimin e kthjellimeve. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë një rënie të lehtë por mesdita nuk do të ketë ndryshim të dukshëm të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 26 km/h dhe drejtim kryesisht Juglindor ndërsa deti do të gjenerojë dallgëzim të ulët.

Advertisement