Coldplay bashkëpunim me një tjetër artiste të gjeneratës së re

Pasi u bashkuan me grupin BTS në këngën e tyre të fundit “My Universe”, tani Coldplay po bashkojnë forcat me një tjetër yll të njohur të muzikës, për të rritur suksesin e tyre tek fansat e rinj. Grupi i djemve kanë bashkëpunuar me këngëtaren e njohur amerikane, Selena Gomez. “Let Somebody Go” titullohet kënga që do të lançohet përpara albumit të ri i cili del në 15 tetor. “Chris ka qenë gjithmonë një fans i madh i Selenës dhe është një ëndërr e bërë realitet që ajo më në fund është pjesë e një projekti me Coldplay”, tha një burim.

Ai ka shkuar një balad të bukur që e regjistruan së bashku në prill. “Kanë plane për një performancë speciale pas publikimit të albumit të grupit. Selena është shumë popullore tek të rinjtë, prandaj grupi po shpreson që një bashkëpunim i tillë t’i ndihmojë ata të kenë fansa të gjeneratës së re”, vazhdoi tutje ky burim.

Advertisement