Netflix zbulon datën e premierës së sezonit të dytë të ‘’Emily in Paris’’

Pas një suksesi të sezonit të parë vjeshtën e kaluar, Emily në Paris u rinovua për një sezon të dytë në Nëntor 2020. Tani, është konfirmuar se komedia me protagonisten aktoren Lily Collins po kthehet zyrtarisht më 22 Dhjetor.

Netflix gjithashtu publikoi edhe një trailer të shkurtër rreth gjërave që do të ndodhin në këtë sezon të ri.

Advertisement

Kujtojmë se seriali është nominuar për dy çmime Golden Globes dhe dy Emmy Awards, ai gjithashtu ka marrë reagime të ndryshme nga shumë shikues.

Krijuesi i serialit Darren Star, deklaroi se sezoni 2 “është një sezon shumë më i fortë” se paraardhësi i tij.

“Ka një interes të ri dashurie për Emilyn, ka shumë më tepër intriga në punë dhe në marrëdhënie,” tha ai për PEOPLE.