Nga e diela, Shqipëria do të futet sërish në listën e vendeve me rrezik të lartë në Gjermani për shkak të Covid dhe rritjes së numrit të të infektuarve. Në një postim nga ambasada gjermane në Tiranë thuhet se kjo do të thotë ndryshim rregullash për hyrjen në shtetin Gjerman nga data 5 shtator, pra nga e diela.Si pasojë e vendosjes në listën e kuqe, qytetarët duhet të kryejnë një regjistrim para se të udhëtojnë për në Gjermani.
Çfarë kërkohet tjetër?
Gjatë regjistrimit në këtë adresë ( kliko linkun këtu) duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga infeksioni me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
Njoftimi i plotë nga Ambasada Gjermane në Tiranë:
Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani
Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19.
Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:
Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.
Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008
Statistikat e Covid sot (03 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 895
Të shëruar në 24 orë 519
Të shtruar në spitale 114
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5,901
Testime totale 1,065,642
Raste pozitive 149,117
Raste të shëruara 135,321
Raste Aktive 11,288
Humbje jete 2,508
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4171
Shkodër 1915
Vlorë 880
Durrës 902
Fier 778
Lezhë 688
Elbasan 596
Berat 412
Gjirokastër 281
Korçë 270
Kukës 226
Dibër 169