Elton John dhe albumi i karantinës…

Elton John do të publikojë një album me shumë bashkëpunime me artistë nga disa breza dhe zhanre. Nuk do ta besoni por mes emrave përmenden Nicki Minaj, Young Thug, Miley Cyrus, Lil Nas X, Stevie Nicks dhe Stevie Wonder. “The Lockdown Sessions”, një koleksion prej 16 këngësh që shfaqin John me artistë nga Dua Lipa deri në të ndjerin Glen Campbell, do të publikohet më 22 tetor nga Interscope Records, njoftoi labeli të mërkurën. Projekti i nisur në pandemi u nxit nga John që duhej të ndërpriste turneun e tij “Farewell Yellow Brick Road” në mars 2020, dhe nga emisioni i tij “Rocket Hour” përmes të cilit ai u njoh me shumë prej artistëve të përfshirë në projekt.

Advertisement