Publikohen pamjet e para nga seriali Spencer, ku Kristen Stewart interpreton Princeshën Diana

Teaseri i parë i dramës “Spencer” të regjisorit Pablo Larra është publikuar dhe Kristen Stewart përcolli emocionet e para duke interpretuar Princeshën Diana.

“Spencer” do të shfaqë një periudhë të Princeshës së ndjerë të Uellsit në vitin 1991. Një seri ngjarjesh do të shpalosen gjatë sezonit të Krishtlindjeve, ndërsa Diana përpiqet t’i japë fund martesës së saj me Princin Charles, interpretuar nga Jack Farthing.

Advertisement

Timothy Spall, Sean Harris dhe Sally Hawkins gjithashtu luajnë në filmin e shumëpritur.

Stewart qëndron para Sandringham në një skenë nga teaseri

Ndërsa në videon e shkurtër të shkëputur nga drama nuk ka shumë dialog, pamjet tregojnë Stewart duke vallëzuar me një veshje baleti, duke luajtur me djemtë e saj, Princin William dhe Princin Harry, duke pozuar para fotografëve dhe të veshur me disa nga pamjet ikonike të princeshës.

Skena të tjera përfshijnë një pamje të Princit Charles që duket i shqetësuar dhe një portret të familjes mbretërore të ulur për Krishtlindje së bashku. Në një klip tjetër, Diana dhe Charles pozojnë për një portret familjar së bashku me Mbretëreshën Elizabeth, motrën e saj Princeshën Margaret, nënën e tyre Mbretëreshën Elizabeth, Nënën Mbretëreshë dhe pjesën tjetër të familjes Windsor.

Filmi biografik do të shfaqet në kinema më 9 nëntor. Por fillimisht, filmi do të shfaqet për herë të parë në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 shtator.

Diana më parë u portretizua në serialin e Netflix “The Crown” nga Emma Corrin, gjatë viteve të para të martesës së saj me Charles.

Më 31 gusht mbushen 24 vjet nga vdekja e Princeshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident tragjik me makinë në Paris.