Më shumë se 120,000 shtëpi në veri-lindje të SHBA-së, janë pa energji elektrike pasi stuhia tropikale Henri zbriti në Rhode Island. Edhe pse Henri ishte ulur nga një uragan i kategorisë 1, stuhia sërish solli erëra 95 km/orë.
Miliona njerëzve në Long Island dhe jug të New England u është thënë të përgatiten për valët bregdetare, përmbytjet dhe rënien e pemëve dhe linjave të energjisë. Ndërkohë, më në jug në Tennessee, përmbytjet e shpejta kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave.
Dhjetëra njerëz mbeten të zhdukur në dhe përreth qytetit Waverly, rreth 90 km në perëndim të Nashville, pas asaj që gazetarët lokalë e përshkruan si “reshje shiu të jashtëzakonshme”.
Shirat në rritje çrrënjosën pemë të mëdha, copëtuan shtëpitë – duke lënë qindra të pabanueshme – dhe shkatërruan makina. Rrugët dhe urat u dëmtuan dhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike.
Presidenti Joe Biden shprehu “ngushëllimet e tij më të thella” për të prekurit dhe tha se zyrtarët e katastrofës ishin gati të ofronin ndihmë aty ku ishte e nevojshme.
“Kjo stuhi ka potencialin për pasoja të përhapura në të gjithë rajonin me përmbytje të rëndësishme dhe ndërprerje të energjisë që mund të prekin qindra mijëra njerëz,” tha ai.
Qindra fluturime nga aeroporti i New Jork-ut u anuluan.
“Një koncert, që u zhvillua në Central Park të New York City të shtunën në mbrëmje, u ndërpre papritmas “për shkak të afrimit të motit të ashpër”, tha policia.
Rreth 60,000 njerëz mendohej se po ndiqnin koncertin “kthimi në shtëpi” – një festë e kthimit të qytetit për të pritur ngjarje të mëdha pas kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.
Guvernatori i New Jork, Andrew Cuomo, tha se ishte veçanërisht i shqetësuar për mundësinë e përmbytjeve.
“Stuhia godet Long Island dhe më pas ngadalësohet. Një stuhi e ngadaltë është një stuhi problematike sepse kur stuhia ngadalësohet, vazhdon të bjerë shi për një periudhë të zgjatur kohe,” tha ai. “Ne tashmë kemi tokë të ngopur, kështu që kapaciteti absorbues i tokës është i kufizuar. Dhe kjo është ajo që e bën këtë nivel reshjesh veçanërisht problematik.”
Rreth gjashtë milionë njerëz që jetojnë pranë bregdetit në pjesë të Long Island, Connecticut dhe Massachusetts u ishin dhënë paralajmërime për uragan para se stuhia të ulej. Më shumë se 36 milionë njerëz në pjesë të mëdha të jugut të New England, si dhe New York dhe New Jersey, kishin marrë paralajmërime për stuhi tropikale.