Në bare dhe lokale me pasaportë vaksinimi. 2 milionë francezë kërkojnë të vaksinohen

Dje në mbrëmje Emmanuel Macron doli në një njoftim për shtyp ku sqaronte si pjesë e masave të reja, për t`i paraprirë variantit Delta, do të ishte e nevojshme pasaporta e vaksinimit në bare, restorante dhe transport publik. Kjo ka bërë që njerëzit të dynden për të prenotuar takimin e tyre për të marrë dozën e parë të vaksinës. 1.7 milionë në platformën Doctolib, 150 mijë në Maiia dhe 100 mijë në Keldoc.

Ndërkaq që sipas një sondazhi të Odoxa për Le Figaro, 61% e francezëve mbështesin masat e reja për të shmangur variantin Delta të Covid-it.

Advertisement