Prindërit e saj me pushime në Shqipëri, Rita Ora s’mund të ishte më xheloze! U dërgon një mesazh publikisht!

Prindërit e Rita Orës, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë gjetur së fundmi pak kohë për pushime dhe gjejeni pak cilin destinacion kanë zgjedhur… Shqipërinë. Pas disa ditëve qëndrimi në Kosovë, ata kanë vizituar edhe disa qytete të Shqipërisë. Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa momente të këndshme që dyshja po shijojnë në brigjet shqiptare. Ata fillimisht kanë vizituar Patokun, e më pas bënë të ditur se ishin drejtuar për në Vlorë.

Advertisement

Këto foto sigurisht kanë marrë vëmendjen e Ritës, e cila vendosi t’i komentojë duke thënë se e do jetën e tyre. Mesa duket Rita do të donte të ishte në vendin e prindërve, por angazhimet e tepërta nëpër botë nuk ia lejojnë një gjë të tillë.

Këngëtarja me famë botërore këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka pak që ka publikuar këngën e saj më të re. “You For Me” titullohet projekti i saj, të cilin ajo e ka sjell në bashkëpunim me DJ Sigala, dhe në pak ditë pritet t’ia publikojë edhe klipin.