Bashkimi Evropian vendosi sot të heqë kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Pjesë e kësaj liste janë edhe Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Tajvani, ndërsa rajonet administrative kineze Hong Kong dhe Makao do të përfshihen vetëm në rast të reciprocitetit.
Megjithatë, disa shtete anëtare të unionit për të lejuar hyrjen në vend, mund të kërkojnë një test negativ të COVID-19 ose karantinë.
Për të marrë statusin e një vendi të sigurt, një shtet duhet të regjistrojë maksimumi 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.