Shqipëri – Papandreu kërkon zgjidhje të krizës

Ky ka qenë mesazhi që kreu i qeverisë greke, Jorgos Papandreu i ka lëshuar kreut opozitar shqiptar, Edi Rama, gjatë një takimi të përbashkët në Nju Jork. Në fjalën e tij kryeministri grek ka bërë apel për zgjidhje sa më të shpejtë të situatës politike, ndërsa kreu socialist shqiptar i ka pohuar se Partia Socialiste nga ana e saj ka bërë të pamundurën për gjetjen e zgjidhjes së duhur. Ndërkaq, kryetari socialist Edi Rama, i shoqëruar edhe nga sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade e deputeti Taulant Balla, i kanë paraqitur shqetësimet për situatën aktuale politikë në vend edhe me përfaqësues të lartë të Internacionales Socialiste. Mësohet se ata e kanë ngritur këtë shqetësim në takimet e veçanta edhe me drejtues të delegacioneve të tjera të pranishme në këtë aktivitet, me të cilët kanë diskutuar rreth problemeve që ka politika shqiptare.

Advertisement